Tech

Konfirmohet data e lansimit të Galaxy Note9

Një raport nga shtëpia e Samsungut, Korea Jugore, konfirmon datën e lansimit të fabletit të saj të ri Galaxy Note9: 24 gusht.

Lexoni edhe: 

Konfirmohet çmimi i Samsung Galaxy Note9

Siç mund të shohim nga fotografia më poshtë, shkruan shumë qartë në posterin promocional nga një kompania koreane, KT, se Galaxy Note9 do të lansohet më 24 gusht, transmeton Koha.net. Ai pritet të prezantohet më 9 gusht, ndërsa në Kore para-porositë e tij janë caktuar të fillojnë më 10 gusht.

Image

Samsung Galaxy Note9 pritet të vijë me 6 dhe 8 GB RAM memorie dhe 128/512 GB memorie të brendshme, lapsin S Pen me Bluetooth, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.