Tech

Kompania krijuese e TikTokut me përfitime dyfish më shumë në 2020-n

tiktok

Kompania kineze prapa aplikacionit të videove TikTok, ByteDance, pati të ardhura dyfish vitin e kaluar.

Një informacion i brendshëm i lëshuar për stafin tregoi se të ardhurat totale të saj u rritën me 111% në 34.3 miliardë dollarë për vitin 2020.

Shifrat nënvizojnë popullaritetin e vazhdueshëm global të TikTokut.

ByteDance dhe disa gjigandë të tjerë të teknologjisë kineze janë nën presion në rritje nga qeveritë në të gjithë botën, raporton BBC.

ByteDance gjithashtu pati fitimin e saj vjetor bruto në rritje me 93% në 19 miliardë dollarë, ndërsa regjistroi një humbje neto prej 45 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

Informacioni tregoi edhe se kompania pati rreth 1.9 miliardë përdorues aktiv në muaj në të gjitha platformat e saj që nga dhjetori i vitit të kaluar.