Komisioni Evropian ka ndaluar stafin ta përdorë aplikacionin kinez TikTok për arsye sigurie, në shembullin e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit, shkruan Politico.
Qeveritë perëndimore janë të alarmuara nga provat se kompanitë kineze të teknologjisë po ndihmojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës të mbledhin të dhëna në mbarë botën - me një fokus të veçantë në objektivat me vlerë të lartë politike dhe të sigurisë.
Një zyrtar i lartë ka thënë të enjten në mëngjes që i gjithë stafi u urdhërua ta fshinin TikTokun nga pajisjet e tyre zyrtare, por edhe nga pajisjet personale nëse kishin ndonjë aplikacion të lidhur me punën të instaluar në to.
Anëtarët e stafit duhet të fshijnë aplikacionet e biznesit nga pajisjet e tyre personale nëse këmbëngulin ta mbajnë TikTokun.
Institucione të tjera të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Këshillin dhe Parlamentin, ka të ngjarë të ndjekin shembullin në ndalimin e aplikacionit kinez, megjithëse mund të duhet shumë më tepër kohë që Parlamenti Evropian të zbatojë një politikë të tillë.
Ndalimi pritet të shpallet publikisht në konferencën e rregullt të mesditës së Komisionit.
Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tashmë TikTokun në shumë pajisje qeveritare, ndërsa Holanda po shqyrton të njëjtën gjë.