Tech

Kina ndalon përdorimin e iPhoneit për zyrtarët qeveritarë

Kina ka urdhëruar zyrtarët qeveritarë të mos përdorin pajisje të markave të huaja, duke përfshirë iPhone, mbi shqetësimet e supozuara të sigurisë kibernetike.

“Në javët e fundit, zyrtarët u udhëzuan (të mos përdorin pajisjet) nga eprorët e tyre në kanalet e komunikimit në vendin e punës, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Pekinit për të reduktuar mbështetjen në teknologjinë e huaj, për të rritur sigurinë kibernetike dhe për të kufizuar rrjedhën e të dhënave të ndjeshme përtej kufijve të Kinës”, raportoi Wall Street Journal të mërkurën.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, as nuk pati ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet kineze apo iPhone.

Apple gjeneron rreth 19 për qind të të ardhurave të saj nga Kina, tregu i saj i dytë më i madh pas SHBA-së.

Lëvizja e Pekinit vjen pasi zyrtarët amerikanë, në nivel federal dhe shtetëror, kanë kufizuar gjithashtu përdorimin e pajisjeve kineze duke përfshirë ato nga Huawei si dhe gjigantin e mediave sociale TikTok.