Rregullatorët kinezë kanë njoftuar të shtunën një gamë të gjerë rregullash të reja për video-lojërat për të frenuar shpenzimet dhe shpërblimet, duke i dhënë tjetër goditje tregut të video-lojërave të vendit, i cili është më i madhi në botë.
Sipas rregullave të reja, kompanitë do të ndalohen të japin shpërblime për njerëzit që luajnë video-lojëra çdo ditë, nëse shpenzojnë për të luajtur për herë të parë ose nëse shpenzojnë para për të blerë një video-lojë, raporton CNBC.
Rregullat e reja shkaktuan panik tek investitorët. Dy kompanitë më të mëdha të video-lojërave të Kinës humbën një total prej afro 80 miliardë dollarësh në vlerën e tregut.
Aksionet e kompanisë më të madhe të lojërave në botë, Tencent Holdings, ranë me 16 për qind dhe aksionet e rivalit të saj më të madh, NetEase, ranë deri në 25 për qind, ndërsa investitorët kërkuan të vlerësonin ndikimin e rregullave të reja në fitimet e ardhshme.
Tregu kinez i video-lojërave u rikthye te rritja këtë vit pas dy vjetësh të vështira.