Tech

Irlanda e gjobit Facebookun me 265 milionë euro

facebook

Rregullatori i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës ka gjobitur Facebookun me 265 milionë euro.

Dënimi rrjedh nga një hetim që filloi në prill të vitit 2021, në lidhje me zbulimin e një grupi të dhënash personale nga Facebooku që ishin të disponueshme në internet. Rrjeti social në pronësi të Meta Platforms u urdhërua të zbatojë një sërë masash korrigjuese.

Ndëshkimi i ri është tashmë dënimi i katërt i vendosur nga DPC-ja ndaj një prej kompanive të Metës.

Në shtator, ai rregullator gjobiti Instagramin me një gjobë rekord prej 405 milionë eurosh, të cilën Meta planifikon ta apelojë.

DPC-ja mbikëqyr Applen, Googlen, TikTokun dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, selitë evropiane të të cilëve janë në Irlandë.

Rregullatori irlandez tha se rregullatorët e tjerë përkatës të BE-së ranë dakord me vendimin e së hënës, pasi ai ndau një projektvendim muajin e kaluar nën sistemin "one-stop shop" të bllokut për rregullimin e kompanive të mëdha shumëkombëshe. /KSP