Tech

iPhonet e ardhshëm mund të mos kenë nevojë për maska mbrojtëse

iPhonet e Appleit janë mjaft elastikë. Megjithatë, shumë prej nesh nuk e rrezikojnë dhe i mbajnë me maska ​​​​mbrojtëse, sepse mund të gërvishten ose dëmtohen shumë lehtë.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në vitet e ardhshme. Siç raporton Creative Blog, Apple sapo ka marrë një patentë për një lloj të ri të ‘case’ super-rezistente për iPhone, i cili mund të gjendet në gjeneratat e ardhshme të iPhoneit.

Patenta, e quajtur Spatial Composites, detajon një panel xhami të pasëm të përbërë nga elementë rezistent që në dukje do ta mbronin më mirë iPhonein nga gërvishtjet.

Materialet e mbrojtësve metalike, për shembull, mund të jenë të forta, por krijojnë mbrojtje elektromagnetike të padëshirueshme, ndërsa plastika është më pak rezistente ndaj gërvishtjeve.

Duket se Apple po punon për një material të ri për iPhone që mburret me rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve, megjithëse shumë kompani paraqesin patenta vetëm për të parandaluar konkurrentët të përdorin një ide që në fakt nuk kanë ndërmend ta përdorin.

Por duke pasur parasysh se Apple nuk do të jetë në gjendje të bëjë performancën e përmirësuar dhe kamerat më të mira si pikat kryesore të shitjes për modelet e reja të iPhone për shumë më gjatë, kompania së shpejti mund të detyrohet të ofrojë qëndrueshmëri si një tipar kryesor i modeleve të ardhshme.

Materiali i lartpërmendur rezistent ndaj gërvitshjeve, i cili është në zhvillim e sipër, mund të jetë pjesë kyçe e strategjisë së Appleit.