Mbushja pa tel Qi ka qenë një standard për disa vite tani, veçanërisht kur bëhet fjalë për telefonat dhe shtojcat për pajisjet mobile. Tani teknologjia Qi është duke u bërë gjithnjë e më e pranishme në botën e PC, ndërsa kompania HyperX është e gatshme t'i udhëheqë këto ndryshime me ndihmën e një grupi të ri të pajisjeve periferike pa tel për gaming dhe mbajtëseve (bazamenteve) për mbushje. Gjithashtu po ofrohet tastiera mekanike HyperX Alloy Origins, e cila është azhurnuar me switchet e reja mekanike "Aqua", raporton KitGuru.
Kufjet HyperX Cloud Flight S, miu Pulsefire Dart dhe ChargePlay Base janë pajisje që e përdorin teknologjinë e re të mbushjes pa tel Qi. ChargePlay Base është pjesa qendrore e sistemit, ndërsa ajo i përdor shumë pjesë të mbushjes prandaj është e mundur t’i mbushni dy pajisje Qi njëkohësisht, me 10W për çdo dalje. Baza gjithashtu e ka sistemin e vet të monitorimit të statusit të baterisë.

Kufjet Cloud Flight S i ofrojnë deri në 30 orë jetëgjatësi të baterisë me një mbushje, ndërkohë që ofrojnë tingull virtual sorround HyperX 7.1 dhe audio mikser të integruar game/chat. Koneksioni pa tel shkon mbi frekuencat 2.4GHz, shkruan KOHA Ditore. HyperX Pulsefire Dart është miu i parë pa tel i kompanisë për gejming. Ai ka sensorin Pixart 3389 dhe i ka tre konfigurime DPI (800 DPI, 1600 DPI dhe 3200 DPI). Switchet Omron përdoren për butona, ndërkohë që ofrohet edhe ndriçimi RGB dhe personalizimi përmes softuerit HyperX NGENUITY.

Në fund, ofrohet edhe tastiera e lartpërmendur HyperX Alloy Origins e destinuar për gamerët. HyperX i zhvilloi switchet e veta mekanike, duke e përfshirë edhe switchin lienar të kuq dhe një switch taktil “Aqua”. Versioni HyperX Red do të jetë në dispozicion nga tetori, ndërsa do të duhet ta presim vitin 2020 për t’i parë switchet Aqua në aksion.