Aplikacioni i komunikimit Telegram lansoi opsionin për të realizuar videothirrje në grup në celular dhe desktop, diçka e premtuar që prej muajit prill 2020.
Bisedat zanore në grup në platformë mund të shndërrohet në biseda me video duke klikuar ikonën e kamerës.
Telegram thotë se një numër i pakufizuar përdoruesish mund të marrin pjesë në thirrje vetëm audio por ato video janë të kufizuara në vetëm 30 persona.
Por kompania ka planifikuar të rrisë këtë limit së shpejti. Përdoruesit kanë mundësi të ndajnë edhe ekranet e tyre gjatë një videothirrjeje.
CEO i Telegram, Pavel Durov, kishte thënë në janar se aplikacioni kishte 500 milionë përdorues aktivë dhe një pjesë e madhe e tyre erdhën nga rivalët si WhatsApp pas miratimin të Tpolitikës së re të privatësisë.
Përveç videothirrjeve në grup, Telegram solli opsione të reja si reduktim i zhurmave në sfond dhe sfondet e animuara.