Në vitin 2017, Google e përmirësoi një lëshim të sigurisë në kernelet më të vjetra të Android, i cili ia mundësoi sulmuesve qasjen "root" në pajisjet mobile. Megjithatë, kompania tani ka njoftuar se ekipi Project Zero e ka detektuar të njëjtin problem, i cili tani ndikon në versionin më të ri të kernelit për Android, raporton Neowin.
Google thekson se lëshimi i sigurisë i prek telefonat Pixel 2 dhe disa telefona të tjerë të vjetër të kompanive Samsung, Xiaomi, Motorola, Huawei dhe OPPO. Më konkretisht, modelet e mëposhtme të telefonave, me Android 8.0 ose versionin më të ri të sistemit operativ, janë prekur nga lëshimi i sigurisë:
Pixel 2 me Android 9 dhe Android 10 preview
Huawei P20
Xiaomi Redmi 5A
Xiaomi Redmi Note 5
Xiaomi A1
Oppo A3
Moto Z3
Telefonat Oreo LG
Samsung Galaxy S7, S8, S9
Hulumtuesit e sigurisë së kompanisë Google theksojnë se bugu mund të shfaqet në një gamë më të gjerë pajisjesh sepse nuk kërkon shumë personalizim për pajisje, shkruan KOHA Ditore. Ekipi i kompanisë Threat Analysis Group (TAG) konfirmoi që instancat tashmë ishin zbuluar kur lëshimi në fjalë ishte shfrytëzuar për sulme në kohë reale. Bugun e shiti grupi izraelit NSO Group, i cili u ofron vegla hackimi qeverive.
Përfaqësuesi i Android Open Source Project konfirmoi gjithashtu se bugu ishte klasifikuar si "High severity on Android". Sido që të jetë, korrigjimi i ri për lëshimin në fjalë tani është në dispozicion në Android Common Kernel.