Në një kohë të shkurtër, TikToku është kthyer në një rrjet social në konkurrencë me platformat më të mëdha në botë. Pronari i Metas, Mark Zuckerberg ka folur tashmë për sfidat që TikToku paraqet kundrejt Facebookut dhe Instagramut. Pavarësisht përpjekjeve, deri tash nuk ia dalë ta sfidojë atë. Gjithashtu, TikToku, me videot e shkurtra dhe mënyrën se si i mban përdoruesit në ekran, është një konkurrent i madh i Googleis, pra YouTubes.
YouTube tashmë ka prezantuar një formë të shkurtër të vidoeve, të quajtur Shorts, me të cilën dëshiron të marrë disa nga përdoruesit e TikTokut, dhe siç raportohet nga TechCrunch, ata së fundmi kanë bërë një lëvizje tjetër në atë drejtim.
Lëvizja vlen rreth 100 milionë dollarë. Kështu Google mori përsipër kompaninë Alter, e cila është e fokusuar në krijimin e avatarëve, pra platforma e tyre “i mundëson markave dhe krijuesve të shprehin identitetin e tyre virtual”, duke përdorur inteligjencën artificiale.
Kompania u themelua në vitin 2020 si Facemoji, dhe është interesante se një nga investitorët në të ishte - Twitter. Blerja u krye dy muaj më parë, por vetëm pak kohë më parë Google konfirmoi për mediat se ata kishin blerë Alterin dhe nuk donin të flisnin për çmimin që paguan. Drejtuesit e Alterit së fundmi shkruan në profilet e tyre në LinkedIn se po i bashkoheshin Googleis, por nuk përmendën asnjë informacion në lidhje me blerjen.
Duke qenë se TikToku përmendet si arsye e blerjes së Alterit. Google po dëshiron ta konkurrojë në mënyrën më të mirë këtë platformë. Kompania thuhet se po përgatit një version tjetër të videove shorts në Youtube në platformën për avatarë.