Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ka refuzuar kërkesën e gjigantit teknologjik Google për ta anuluar një gjobë prej 2.4 miliardë eurove të dhënë nga Komisioni Evropian, që është zbatuesi kryesor i rregullave të konkurrencës në bllokun prej 27-vendesh, raporton agjencia “AP”.
Google ishte gjobitur për shkelje të rregullave të konkurrencës.
Po ashtu të martën, gjiganti tjetër teknologjik Apple ka humbur betejën kundër një urdhri për të paguar 13 miliardë euro në taksa të prapambetura në Irlandë. Gjykata Evropiane e Drejtësisë nxori një vendim duke përkrahur Komisionin Evropian në një çështje që shënjestronte ndihmën e paligjshme shtetërore për korporatat globale.
Dy gjigantët e teknologjisë kanë shterur ankesat e tyre në rastet që datojnë nga dekada e kaluar.