Pas disa teaserëve gjatë javëve të kaluara, Gearbox Software ka prezantuar zyrtarisht Borderlands 3 gjatë ngjarjes së Pax East. Traileri i parë zbulon se vazhdimi i shumëpritur do t’i ketë mbi një miliard pushkë (duke përfshirë disa me këmbë), shumë të njohur dhe disa karaktere të reja. Traileri gjithashtu tregon lokacione të shumta, duke përfshirë një moçal, një shkretëtirë, një qytet me ndërtesa të mëdha si dhe një numër të madh të armiqve, raporton Engadget.
Gearbox nuk e ka publikuar datën dhe as platformën në të cilën Borderlands 3 do të jetë në dispozicion. Megjithatë, kompania premtoi të zbulojë më shumë detaje rreth lojës më të re me armë/RPG më 3 prill, shkruan KOHA Ditore.
U paralajmërua se “Borderlands: The Collection Handsome” do të ketë azhurnim 4K më 3 prill, ndërsa Borderlands: Game of the Year do të arrijë në të njëjtën ditë në PC, PlayStation 4 dhe Xbox One. Nëse kjo nuk është përmbajtje e mjaftueshme e Borderlands për ju, u paralajmërua edhe loja me karta Borderlands: Tiny Tina’s Robot Tea Party, ndërsa gjatë verës vjen DLC falas për Borderlands 2 VR.