Fortnite, një prej videolojërave më të njohura në botë, është i qasshëm si aplikacion në iPhone për herë të parë në katër vjet.
Megjithatë, do të jetë i disponueshëm vetëm në Bashkimin Evropian.
Kjo sepse ligjet e BE-së kërkojnë që Apple të lejojë dyqanet e tjera në pajisjet e veta – pjesët e tjera të botës nuk kanë legjislacion të tillë, raportoi BBC.
Loja ishte fshirë nga dyqani i “App Store” në vitin 2020.
Përdoruesit do të duhet të instalojnë një dyqan aplikacionesh alternativ në mënyrë që ta shkarkojnë lojën.
Një prej këtyre alternativave është dyqani “Epic Games Store”, i cili është i qasshëm edhe në pajisjet Google Android për herë të parë.
Apple ka thënë në një deklaratë se ligji i BE-së “na kërkon të mundësojmë kapacitete të reja për zhvilluesit në BE, dhe ne kemi punuar t’ua bëjmë sa më të lehtë të mundshme përdoruesve ndërsa po ashtu përpiqemi të mbrojmë privatësinë dhe sigurinë e tyre”.