Tech

Firma e çipave që synon trajtimin e problemeve shëndetësore, do të fillojë testimin në njerëz

Firma e çipave të trurit e Elon Musk thotë se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer testet e saj të para te njerëzit.

Kompania e implanteve “Neuralink” dëshiron të ndihmojë në rikthimin e shikimit dhe lëvizshmërisë së njerëzve duke lidhur trurin me kompjuterët.

Ai thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të filluar rekrutimin e pjesëmarrësve. Ambiciet e mëparshme të Muskut për të filluar testet dështuan.

“Neuralink” shpreson të përdorë mikroçipat e tij për të trajtuar probleme shëndetësore si paralizën dhe verbërinë, dhe të ndihmojë persona me aftësi të kufizuar duke përdorur teknologjinë, raportoi BBC. 

Çipat që janë testuar te majmunët – janë të dizajnuar të interpretojnë sinjale të prodhuara në tru dhe të dërgojnë informacion në pajisje përmes Bluetoothit.