Një filter i ri në rrjetin social TikTok ka bërë bujë javëve të fundit. “Bold Glamour” përdor teknologjinë e makinës që mëson vetë dhe automatikisht i editon fytyrat e njerëzve.
Në miliona raste të përdorura për pak ditë që nga lansimi, filteri i ri i bukurisë thjesht shton pak ‘makeup’ dhe heq shenjat në fytyrë.
“Është e frikshme. Megjithatë është e përsosur”, ka thënë një përdorues i filterit.
“Nuk dukem kështu në të vërtetë, por do të ëndërroja”, kanë thënë shumë përdorues tjerë.
