Tech

FCC zbulon më shumë detaje rreth telefonit Moto G8 Plus

Javën e kaluar janë shfaqur disa detaje në lidhje me telefonin e ardhshëm Moto G me numrin e modelit XT2019-1 ose XT2019-2. Pajisja tani e ka marrë certifikimin FCC, ku zbulohen më shumë detaje, raporton MySmartPrice.

Listingu i Motorola XT2019-1 FCC sugjeron që dimensionet e telefonit do të jenë 158.35 x 75.83 mm dhe do ta kenë një ekran me diagonale prej 163.39 mm. Informacionet e mëhershme theksonin që ekrani do ta kishte një madhësi prej 6.30 inçëve, ndërsa listingu në FCC e tregon një panel prej 6.43 inçësh me rezolucion Full HD+.

Telefoni do të ketë bateri prej 4000mAh dhe mbështetje për teknologjinë TurboPower për mbushje të shpejtë, shkruan KOHA Ditore. Moto G8 ose G8 Plus do të duhej ta përdornin procesorin tetëbërthamësh Qualcomm Snapdragon 665, të krijuar në një proces më efektiv prej 11nm FinFET.

Kur bëhet fjalë për memorien dhe hapësirën për ruajtje, pritet që Moto G8 ose G8 Plus t’i kenë variantet prej 4 GB RAM + 64 GB hapësirë për ruajtje, 6 GB + 64GB dhe 6GB + 128GB. Në pjesën e pasme priten tri kamera, me sensor kryesor prej 48MP, 16MP ultra të gjerë dhe 5MP depth sensor. Për selfie do të shërbejë kamera e përparme prej 25MP.