Tech

Facebooku thotë se po tërheq shumicën e të rinjve në tri vjet

facebook

Kompania teknologjike Meta ka deklaruar se aplikacioni i saj kryesor Facebook po tërheq numrin më të madh të të rinjve në tre vjet, raportoi të dielën Reuters

Meta po tenton ta lëkundë reputacionin e platformës si bastion i një brezi të vjetër. 

Më shumë se 40 milionë të rritur amerikanë dhe kanadezë të moshës 18 deri në 29 vjeç tani qasen në Facebook çdo ditë, ka njoftuar kompania. Facebooku muajin e kaluar ka shënuar 20 vjetorin e tij këtë vit.

Rritja pasqyron përpjekjet e kompanisë në vitet e fundit për të rikthyer vëmendjen e të rinjve në moshë madhore që janë fokusuar në aplikacionin TikTok, në pronësi të ByteDance të Kinës.

Përvjetori i sivjetmë i ka shtyrë drejtuesit të kuptojnë se Facebooku duhet të evoluojë për të qëndruar i rëndësishëm për brezin e ardhshëm.

Vetëm rreth një e treta e adoleshentëve amerikanë thonë se përdorin Facebook, sipas një sondazhi të vitit të kaluar nga organizata kërkimore Peë, një rënie e dukshme në krahasim me anketat e mëparshme që grupi kreu në vitet 2014 dhe 2015.

Për krahasim, përqindja e të gjithë të rriturve amerikanë që thonë se përdorin Facebook ka mbetur relativisht e sheshtë që nga viti 2016 në rreth 68%.