Pronari i Tesla dhe shefi ekzekutiv Elon Musk ka thënë se kompania e tij e re, Neuralink Corp është duke punuar që të lidhë trurin e njeriut me një ndërfaqe kompjuterike duke krijuar një pajisje të madhësisë së vogël, transmeton koha.net.
“Neuralink ka për qëllim që të sjellë në treg një produkt që ndihmon me lëndimet e trurit të shkaktuara nga goditjet, kanceri e të tjera, për katër vite”, ka thënë Musk, raporton reuters.
Kjo teknologji mund të marrë kohë për t’u bërë e përdorshme nga njerëzit me aftësi të kufizuara, e cila do të varej shumë nga koha e miratimit nga rregullatorët dhe se sa mirë do të punojë pajisja me njerëzit me aftësi të kufizuara, citohet të ketë thënë Musk.
Neuralink është regjistruar në Kaliforni si kompani e “hulumtimeve mjekësore”, në vitin e kaluar, ndërsa Musk planifikon që këtë kompani ta financojë vetë.