TikToku mund të duket pak më ndryshe kur kaloni nëpër video.
Në fillim të javës, korporata “Universal Music Group” – që përfaqëson artistët e mëdhenj si Taylor Swift, Bad Bunny dhe Drake – ka thënë se muzikën që e prodhon nuk do ta lejojë më në TikTok pas skadimit të marrëveshjes mes të dyja kompanive.
Kjo u konfirmua edhe nga TikToku. Të enjten u vërejt se nga aplikacioni u zhdukën disa nga këngët më të popullarizuara, raportoi AP.
Këngët që po fshihen nga TikToku janë ato që janë të licencuara nga “Universal Music Group”.
Përdoruesit nga e enjtja kanë parë se më nuk mund të kërkonin shumë këngë të famshme, përfshirë muzikë prej Ariana Grandes, Justin Bieberit, Olivia Rodrigos e të tjerë.
As artistët nuk mund t’i publikojnë pjesët nga këngët e tyre në TikTok për shkak të kësaj.