Raketa e SpaxeX ka dështuar sërish të shtunën në përpjekjen që edhe një herë pas prillit të nisej drejt hapësirës.
Ajo ka arritur të shkojë më larg se raketa e parë, por ka përfunduar me shpërthim.
SpaceX ka thënë se ekipi kishte humbur të dhënat nga raketa në fazën e dytë të fluturimit.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, është quajtur ditë e suksesshme. Të dhënat nga ky mision tani do të përdoren për të modifikuar raketën që planifikohet të lëshohet në të ardhmen.