Sony i ka paraqitur rezultatet e reja të shitjeve në blogun e vet të PlayStation. Statistika e re tregon se Days Gone është bërë loja më e shitur në PlayStation Store në prill, raporton TweakTown.
Blogu i PlayStation zbulon se loja e kompanisë Bend Studios i ka tejkaluar rivalët si World War Z dhe Mortal Kombat 11. Të tre lojërat u lansuan në prill ndërkohë që sugjerohet që të gjithë titujt arritën rezultate të mira në dyqanin online të kompanisë Sony.
Përveç titujve të rinj, e kemi lojën e Rockstars Grant Theft Auto V, e cila pati shitje të mira dhe përfundoi në vendin e dytë. Për sa i përket platformës PS VR, në vendin e parë dhe të dytë ndodhen Beat Saber dhe Until Dawn: Rush of Blood, shkruan KOHA Ditore.
Më shumë informacione mund të gjeni në blogun e PlayStation në adresën https://blog.eu.playstation.com/2019/05/10/days-gone-was-the-best-selling-game-on-PlayStation-store-in-april/#sf212469582