Tech

Crusader Kings III paralajmërohet për vitin e ardhshëm

Paradox Interactive e ka prezantuar zyrtarisht Crusader Kings III, strategjinë e ardhshme të madhe të krijuar nga Paradox Development Studios dhe pasardhëse e lojës jashtëzakonisht të popullarizuar nga viti 2012 Crusader Kings II, raporton Overclock3D.

Titulli më i ri në serinë Crusader Kings do të përmirësohet me grafikë moderne, mekanika të reja të gameplayit dhe elemente RPG, shkruan KOHA Ditore. Lojtarëve të rinj të cilët ende nuk kanë pasur kontakt me serinë, u është premtuar se loja do të ketë interfejs përdorues më të qasshëm si dhe tutoriale dhe këshilla më të mira të cilat do t’i ndihmojnë.

Crusader Kings III do të duhej të publikohet në platformat Steam dhe Xbox Game Pass në vitin 2020. Për ta festuar këtë paralajmërim, Crusader Kings II është bërë një titull falas, ndërsa çmimet e DLC-ve janë liruar.

Crusader Kings III është paralajmëruar për Windows PC, macOS dhe Linux.