Tech

Cooler Master sjell shtëpizën e re MasterBox Q500L

Kompania Cooler Master ka prezantuar shtëpizën e re MasterBox Q500L, e cila përkrahë pllakat amë standarde ATX dhe furnizimet ATX në një dizajn tejet kompakt, përcjell Cooler Master në sajtin e vet, shkruan KOHA Ditore.

Karakteristikat e shtëpizës MasterBox Q500L përfshijnë:

• Dimensione të zvogëluara për formatin standard ATX – MasterBox Q500L përkrahë pllakat amë standarde ATX dhe furnizimet deri 386x381mm;

• Shtëpizë krejtësisht e perforuar – të katër panelet janë krejtësisht të përforuara dhe ofrojnë qarkullim të ajrit për konfigurimet të ndryshme të ftohjes;

• I/O panel të ndryshueshëm – mund të hiqet paneli I/O për të pasur qasje më të mirë në brendinë e shtëpizës;

Image

• Pozicionim vertikal dhe horizontal;

• Vendosje vertikale e furnizimit;

• Filtrat magnetikë për pluhurin;

• Panelet transparente edge-to-edge anash, që mundësojnë pamje të plotë të dizajnit të sistemit.

Cooler Master MasterBox Q500L do të jetë në dispozicion prej 1 majit të këtij viti me çmim prej 50 eurosh në Evropë.