Tech

ChatGPT lanson modelin e përditësuar

Mira Murati - OpenAI

Mira Murati në prezantimin e modelit GPT-4o

Kompania amerikane për inteligjencë artificiale, OpenAI, ka lansuar modelin GPT-4o, që është pjesë e ChatGPT-së, por një version më i kompletuar. Ky model ofron inteligjencë të një modeli më të lartë dhe është më i shpejtë.

Ai, sipas kompanisë, i përmirëson aftësitë në tekst, zë dhe fotografi.

VIDEO:

“Tani mund të vendosni një fotografi me tekstin e një gjuhe tjetër dhe ta përktheni automatikisht. Në të ardhmen, përmirësimet do të lejojnë një bisedë më të natyrshme zanore në kohë reale dhe aftësinë për të bashkëbiseduar me ChatGPT-në nëpërmjet videos në kohë reale. Për shembull, ju mund t'ia tregoni ChatGPT-së një lojë sportive dhe drejtpërdrejt t'i kërkoni t'ua shpjegojë rregullat”, ka bërë të ditur kompania.

Kompania ku drejtoreshë e  teknologjisë është shqiptarja Mira Murati ka njoftuar se do të mundësohet edhe përkthimi i përmbajtjeve në mbi 50 gjuhë.

Ky version mundësohet edhe ngarkimin e dosjeve apo fotografive direkt nga kompjuteri apo pajisja telefonike, në mënyrë që të përkthehen ose të shpjegohen.

Po ashtu, është lehtësuar edhe krijimi i tabelave dhe i grafikave.