Roboti virtual, ChatGPT, është jashtë shërbimit tash e disa orë. Përdoruesit nuk po mund të qasen në të, e kompania amerikane ende s'ka dhënë ndonjë shpjegim mbi këtë problem.

Për këtë janë bërë disa ankesa në rrjetet sociale.
Platforma e OpenAI së fundmi e ka përditësuar versionin, duke e plotësuar edhe me disa mundësi të reja si gjenerimin e fotografisë dhe të tekstit me më tepër informata.