Tech

Certifikohet Redmi 8A

Redmi Note 8 dhe Note 8 Pro janë tashmë në dispozicion në treg, por modelet buxhetore nga kjo linjë - Redmi 8 dhe Redmi 8A - ende po priten. Modeli Redmi 8A si duket është gjithnjë e më afër publikimit, ndërsa tani është shfaqur edhe në certifikimin TENAA, raporton GSMArena.

Listingu është ende jokomplet dhe i mungojnë detaje në lidhje me specifikimet e telefonit, por aty janë fotot të cilat na japin detaje të pamjes së pajisjes, shkruan KOHA Ditore.

Vetë fotografitë nuk zbulojnë shumë, ndërkohë që shihet një notch i vogël, një panel mbrapa i cili mund të jetë prej plastike ose metali. Të gjithë butonat janë të vendosur në anën e djathtë të kornizës, ndërsa në pjesën e pasme mund të shihet një sensor i kamerës.