Tech

Britania i jep gjobë marramendëse TikTokut

TikTok

TikToku është gjobitur me 13.6 milionë euro nga mbikëqyrësi i të dhënave në Britaninë e Madhe pasi pretendohet se dështoi në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, shkruan BBC.

Sipas mbikëqyrësit britanik, TikToku lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë nën 13 vjeç në Britani të përdorin platformën në vitin 2020.

TikToku përdori të dhënat e fëmijëve të kësaj moshe pa pëlqimin e prindërve, sipas një hetimi nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO).

TikToku ka thënë se ka investuar shumë për ndalimin e hyrjes së personave nën 13 vjeç në këtë faqe.

Por të dhënat e Britanisë tregojnë se shumë fëmijë ishin në gjendjen të hynin në TikTok pavarësisht se vendosën moshën 13 vjeç si minimalen për të krijuar llogari.

Sipas mbikëqyrësit britanik, të dhënat e fëmijëve mund të jenë përdorur për t'i gjurmuar dhe për t'i profilizuar dhe për t'i paraqitur potencialisht me përmbajtje të dëmshme ose të papërshtatshme.

TikTok ka 28 ditë kohë të apelojë kundër shkallës së gjobës. Nëse ka sukses, ICO mund të zvogëlojë shumën përfundimtare.