TikTok ka pësuar një defekt teknik të mërkurën.
Ky defekt është i dyti brenda një muaji, raporton “Daily Mail”.
Sipas “DownDetector”, problemet brenda TikTokut filluan rreth orës 15:00 dhe po prekin përdoruesit në të gjithë botën.
Aplikacioni, në pronësi të firmës kineze ByteDance, pësoi një ndërprerje prej një ore në fillim të këtij muaji, gjë që preku përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar.