Në krahët e popullaritetit në rritje të monitorëve ultra-të-gjerë, BenQ po e zgjeron linjën e vet DesignVue me modelin PD3420Q Designer Monitor. Monitori është dedikuar për profesionistët në fushën e multimedias dhe krijuesit e përmbajtjeve që kanë nevojë për interpretim preciz të ngjyrave gjatë punës, raporton KitGuru.
Nga jashtë, PD3420Q është i ngjashëm me modelet më të reja PD të kompanisë BenQ, me dizajn "borderless" dhe kornizë të brendshme të zezë, me një bazë prej metalit të lëmuar. Pjesa e pasme e monitorit është bërë nga plastika e zezë mat, shkruan KOHA Ditore. Përveç tasteve standarde për navigim, ofrohet edhe kontrolluesi Hotkey Puck G2.
Monitori e ka një panel 34 inçësh IPS me rifreskim 60Hz dhe rezolucion 3440 × 1440 (21:9), një reagim prej 5ms G2G dhe kontrast 1000:1. Këndet e shikimit të monitorit janë 178 shkallë. Ekrani vjen me mbështetje fabrikisht të kalibruar për DeltaE mesatare prej ≤3 dhe e mbulon 98% të spektrit të ngjyrave DCI-P3, si dhe gamë 100% të ngjyrave sRGB. Ndriçimi maksimal është 350 cd/m², por mund të rritet deri në 400 cd/m² me HDR.

Kur bëhet fjalë për konektorët, ofrohet porti 1x DisplayPort 1.4, 2x porte HDMI 2.0 dhe 3x porte USB 3.1 në pjesën e poshtme, si dhe një port USB Type-C (DP alt mode), ndërsa porti 3,5 mm dhe porti USB 3,1 ndodhet në anën e majtë. Gjithashtu të pranishëm janë 2 altoparlantë 2.5.
Çmimi dhe disponueshmëria e modelit Benq PD3420Q Designer Monitor nuk janë publikuar.