Disa të dhëna tregojnë se Instagrami ishte aplikacioni më i fshirë në vitin 2023.
Informacioni është shfaqur në Twitter dhe është shpërndarë nga Elon Musku, i cili e ka vlerësuar si “shumë interesante”.
“TechnoNews” shkruan se pothuajse një milion njerëz kërkuan në Google se si të fshijnë Instagramin çdo muaj.
Pas Instagramit, Snapchati ishte aplikacioni më i fshirë. Kjo pasohet nga X-i (ish-Twitter), Telegrami, Facebooku, TikToku, YouTube, WhatsAppi dhe WeChati.