Bashkimi Evropian ka thënë se do të ndalojë një shërbim të ri të lansuar nga TikToku, që beson se mund të shkaktojë “po aq varësi sa cigaret”, nëse kompania nuk ofron prova të reja bindëse se fëmijët janë të mbrojtur.
Nëse vendimi hyn në fuqi do të ishte hera e parë që BE-ja përdor masa sanksionuese ndaj kompanive të mediave sociale.
Komisioni i BE-së i ka dhënë kohë TikTokut deri të mërkurë të dërgojë argumente se versioni i ri s'do të jetë i dëmshëm.
TikTok Lite pritet të lansohet, duke iu mundësuar përdoruesve të shpërblehen për shikimin e klipeve të shkurtra.
BE-ja ka thënë se kjo mund të ndalohet nëse nuk faktohet se s’ka rrezik.