Tech

Asus sjell panelin Pro OLED me përkrahje 4K dhe HDR

Ata që e kërkojnë një zgjidhje tjetër OLED në tregun e monitorave të PC, përgjigjen mund ta gjejnë në formën e modelit të Asusit ProArt PQ22UC. Monitori nuk është i dedikuar për gamerët, por kryesisht i shënjestron entuziastët dhe krijuesit e përmbajtjeve me xhep më të thellë, raporton TechPowerUp.

ProArt PQ22UC ka panel OLED me rezolucion 4K, mbështetje për HDR dhe një panel 10-bitësh për reprodukim të përmirësuar të ngjyrave. Ndihmë shtesë në reprodukimin dhe precizitetin e shfaqjes së ngjyrave ofron mbështetja e kalibruar fabrikisht për precizitet prej Delta E <2, shkruan KOHA Ditore.

Image

Asus ProArt PQ22UC e ka një kontrast prej 1.000.000:1, tabelë të brendshme të kërkimit prej 14-bitëve, mbështetje për vlerat Gamma prej 2,6, 2,4, 2,2, 2,0 dhe 1,8. Nga konektorët ofrohen Micro HDMI dhe dy porte USB-CTM (me mbështetje për mbushje me AC) dhe transferim të të dhënave prej deri në 5 Gbps, si dhe dalje 4K UHD.

Çmimi i monitorit Asus ProArt PQ22UC është 5160 euro.