Tech

Apple zbulon iPhonen e ri

iphone 16e

Apple ka njoftuar për iPhonen e ri që vjen me veçori të inteligjencës artificiale në një çmim më të ulët se që pritet nga telefonat e tillë kur dalin në treg.

iPhone 16e ka procesorët e njëjtë si iPhone 16, ka thënë Apple, me opsione të njëjta, por me më pak kamera.

Apple ka pasur vështirësi që të gjejë një produkt të ri tërheqës për njerëzit, pasi shitjet e iPhoneve ranë në fund të vitit të kaluar, shkroi BBC. 

Apple shpreson se sjellja e këtij telefoni të ri me çmim më të ulët se zakonisht do t’i tërheqë njerëzit.

iPhone 16e mund të porositet nga 21 shkurti në 59 shtete. Çmimi i tij është diku 700 euro.

Klikoni për detajet KËTU