Apple është duke punuar seriozisht në një qasje që ishte zbatuar dikur nga Microsofti për lidhjen e iOS-it dhe macOS-it, për të lidhur dy ekosistemet për kalim më të lehtë nga njëri në tjetrin.
Një nga veprimet më të fundit të kompanisë është duke u përqendruar në faktin se më shumë karakteristika të iOS-it migrojnë në macOS dhe raportet sugjerojnë se versioni më i fundit i sistemit operativ desktop do të sjellë disa përmirësime në këtë fushë.
macOS pritet të ketë Screen Time dhe Siri Shortcuts, të cilat tashmë janë në dispozicion për pajisjet iOS dhe kjo teknikisht do të mundësojë lidhjen e pajisjeve mobile dhe kompjuterëve personalë.
Siri Shortcuts, e cila mund të instalohet në iPhone dhe iPad nga App Store, do të jetë në dispozicion për përdoruesit macOS më vonë gjatë vitit. Screen Time do të vijë me një panel të ri në preferencat e sistemit dhe do t’u lejojë përdoruesve të konfigurojnë sa kohë duan të mbajnë të lëshuar një aplikacion të veçantë.
Më shumë detaje rreth projektit pritet në qershor, gjatë konferencës Apple WWDC, dhe kompania do t’iu kërkojë zhvilluesve të përgatisin aplikacionet e tyre për bashkim midis platformave iOS dhe macOS./ksp