Tech

Apple prezanton iPadët e rinj

Kompania Apple

Foto: Associated Press

Apple të martën ka prezantuar gjeneratën e re të iPad Pros dhe Airs – modele që do të kenë procesorë më të shpejtë e po ashtu madhësi të re. Është përditësimi i parë i kompanisë për tabletët e saj të famshëm në më shumë se një vit, raporton agjencia “AP”. 

IPad Pro ka një dizajn të ri më të hollë, një procesor të ri M4 për fuqi të shtuar përpunuese, hapësirë ruajtëse më të madhe dhe përfshin panele të dyfishta OLED për një ekran më të ndritshëm dhe të kthjellët. Çmimet janë rritur për t’iu përshtatur ofertave të reja, me modelin 11 inç që kushton 999 dollarë dhe modelin 13 inç që kushton 1299 dollarë. 

IPad Air i ri do të ketë çmim më të shpejtë M2, një dizajn të ri, më shumë hapësirë për të ruajtur, një kamerë të rinovuar. Po ashtu do të mbështesë përdorimin e Apple Pencil Pro të ri, i cili ishte një funksion më parë ekskluzivisht për modelet Pro. Modeli me ekran 11 inç do të kushtojë 599 dollarë, ndërsa ai me 13 inç do të kushtojë 799 dollarë.