Shitjet e iPhoneve kanë shënuar rënie në pothuajse çdo treg në botë, sipas rezultateve të fundit nga Apple.
Gjiganti teknologjik ka thënë se kërkesat për telefonat e tij kanë rënë me mbi 10% në tre muajt e parë të këtij viti, me shitjet që kanë rënë gjithkund përveç Evropës.
Apple ka thënë se në përgjithësi, të ardhurat e kompanisë kanë rënë me 4% në 90.8 miliardë dollarë, që është rënia më e madhe për më shumë se një vit.
Rënie e dukshme e shitjeve u shënua në Kinë.
Apple po përballet me beteja ligjore me rregullatorët në SHBA e Evropë për shkak të dyqanit të aplikacioneve të saj.
Shefi i financave, Luca Maestri, ka thënë se shitjet e Apple pritet të rriten për tre muaj deri në qershor.