Tech

Apple lanson 10 fotografitë më të mira “makro” të bëra me iPhone

Duke nisur nga dredhëzat që lundrojnë në një pije të gazuar e deri te pjesa e brendshme e një luleje, janë vetëm disa nga temat e mbuluara nga fituesit e konkursit të fundit të iPhone.

Apple ka publikuar të mërkurën fituesit e garës “Macro Shot on iPhone”, ndërsa njoftoi se ka pranuar një numër të madh fotografish, shkruan My Modern Met të mërkurën.

Një panel ndërkombëtar ekspertësh shqyrtoi fotografitë dhe zgjodhi 10 imazhet më të mira “makro” të realizuara me një iPhone.

Apple iPhone është i njohur për kamerën e tij të jashtëzakonshme, por gjenerata e iPhone 13 Pro i ka çuar gjërat në një nivel të ri. Falë sistemit të tij të avancuar të kamerës, çdokush mund të bëjë foto makro në një moment.

Italiani Marco Colletta u veçua për fotografinë e tij mahnitëse në një lule hibiskusi. Ashley Lee u shpërblye për aftësinë e saj për të marrë diçka të zakonshme dhe për ta shndërruar atë në një vepër arti. Imazhi i saj i një luleshtrydheje që noton në lëng të gazuar është i thjeshtë, por me ndikim. Pamja e pastër e frutave të mbuluara me flluska uji, është e këndshme për t'u parë.

Për këdo që është i frymëzuar të bëjë fotografitë e tij makro duke përdorur një iPhone, Apple ka disa sugjerime.

Para së gjithash, afrohuni.

Së dyti, sigurohuni që të vendosni fokusin kryesor të fotografisë në qendër të kornizës, pasi aty është fokusi më i mprehtë kur jeni në modalitetin makro.

Së fundi, luani me fusha të ndryshme shikimi.

{gallery}