Tech

Apple do t’i investojë mbi 500 miliardë dollarë në SHBA në katër vjetët e ardhshëm

Apple

Apple do t'i investojë mbi 500 miliardë dollarë në SHBA në katër vjetët e ardhshëm, duke filluar me ndërtimin e një fabrike të re të avancuar të prodhimit në Teksas, transmeton “BBC”. 

Gjiganti teknologjik pritet të krijojë 20 mijë vende të reja pune gjatë kësaj kohe, ku shumica e vendeve do të jenë në hulumtim dhe zhvillim, softuer dhe inteligjencë artificiale (AI). 

Apple ka thënë se kjo shifër përfshinë çdo gjë, nga shpenzimet për furnizuesit e deri te prodhimet e Apple TV+.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi shefi i Applet, Tim Cook, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ka bërë prioritet rritjen e investimeve të korporatave në SHBA. 

Në njoftimin, Apple ka thënë se është “zotimi më i madh për shpenzim ndonjëherë”.