Tech

Aplikacioni për takime sjell veçori për beqarët

Rrjeti social që qëllim ka të bashkojë çifte, Tinder, ka shkuar edhe në një hap më tej sa i përket lidhjeve mes njerëzve, ka raportuar BBC-ja të martën.

Tinder, që ndryshe njihet si aplikacioni i takimeve, do t’ua mundësojë përdoruesve që t’u japin qasje familjarëve të tyre për të rekomanduar lidhje dhe takime.

Nën opsionin “Tinder Matchmaker”, përdoruesit do të jenë në gjendje t’u japin qasje familjarëve ose miqve për 24 orë, në mënyrë që ata të sugjerojnë “pëlqime” dhe takimeve mes personave.

Fillimisht ky opsion u kritikua si rrezikues i privatësisë, por më pas u tha se kjo do të krijojë më tepër lidhje mes njerëzve dhe më shumë gjasa për beqarët.

Tinder do ta lansojë këtë mundësi në 15 shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë, përpara se të bëhet global pas disa muajsh.