Sipas statistikave, aplikacioni më i njohur gjatë vitit 2021 ishte ai që të gjithë e kanë parë ose e përdorin.
Lista e kombinuar e aplikacioneve për Android dhe iOS tregon se aplikacioni celular më i popullarizuar në botë ishte TikTok.
Google nuk është më i popullarizuari në 2021-n.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë Instagram dhe Facebook, të ndjekur nga WhatsApp dhe Telegram në vendin e katërt dhe të pestë.
Dhjetë në vijim janë ende në dhjetëshen e parë: Snapchat, Zoom, Messenger, CapCut dhe Spotify, shkruajnë mediat në botë.
I sapoardhuri në këtë listë, krahasuar me vitin e kaluar, është CapCut - një program për përpunimin e videove. Programi është në pronësi të ByteDance (gjithashtu pronar i TikTok).
Interesante ka qenë se pikërisht TikToku ka kaluar edhe Google-in si faqja më e popullarizuar.
