Tech

Aplikacionet Android të Microsoftit gjithnjë e më të popullarizuara

Aplikacionet Android të Microsoftit po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet, ndërsa tani vegla e kompanisë "Link to Windows" e ka marrë epërsinë në Google Play Store në kategorinë Top Free, raporton Softpedia.

Kjo arritje u njoftua në Twitter nga drejtuesi i ekipit Microsoft Mobile Experiences & Essential Products, i cili është gjithashtu përgjegjës për zhvillimin e aplikacionit përcjellës Your Phone, shkruan KOHA Ditore. Sipas grafikëve, Microsofti tani është përpara aplikacioneve të popullarizuara si Facebook Messenger, TikTok, WhatsApp Messenger dhe Snapchat.

Duhet të theksohet se kjo statistikë nuk bazohet vetëm në numrin e shkarkimeve të aplikacionit. Statistika e Google tregon se aplikacioni i Microsoftit është instaluar mbi 10 milionë herë, ndërsa Facebook Messenger i ka mbi një miliard shkarkime nga Play Store.

Aplikacioni Your Phone, për shembull, ofrohet i parainstaluar në pajisjet Windows 10, ndërsa versioni Android arrin tashmë i integruar në telefonat më të rinj premium të Samsungut, siç është Galaxy Note10. Kjo qasje sigurisht që ndihmon që aplikacionet Android të Microsoftit të bëhen më të popullarizuara.