Tech

Antec sjell linjën e re të furnizimeve për kompjuterë

Edhe pse Antec njihet më shumë për dizajnimet e pazakonta të shtëpizave për PC, kompania prodhon edhe komponente dhe pajisje të tjera harduerike. Antec aktualisht e ka një gamë të gjerë të furnizimeve për PC, ndërsa tani e ka shtuar edhe linjën e re PSU, raporton KitGuru.

Linja e re e furnizimeve Antec është NeoECO Gold Zen dhe përfshin dizajne prej 500W, 600W dhe modelin premium 700W. Të tre variantet PSU kanë certifikim 80+ Gold dhe ofrojnë efikasitet prej 92%, gjë që do të duhej ta zvogëlojë konsumin e energjisë deri në 20 për qind.

Seria e furnizimeve NeoECO Zen Gold Power ka dizajn half-bridge LLC, me 100% kondensatorë japonezë, dhe është krijuar duke u bazuar në specifikimin ATX12V 2.4 dhe është kompatibile me gjeneratën më të re të procesorëve.

Seria e re e trafove Antec ka ventilator 120 mm, i cili është i qetë gjatë punës dhe kontrollohet nga Antec Thermal Manager, shkruan KOHA Ditore. Furnizimet vijnë gjithashtu me garanci pesëvjeçare.

Furnizimet Antec NeoECO Zen vijnë me çmim prej 70 dollarë për modelin NE500G, 80 dollarë për NE600G dhe 90 dollarë për modelin më të fortë NE700G.