Grupi i hakerëve Anonymous ka pretenduar se ka hakuar stacionet televizive shtetërore ruse, duke shfaqur xhirime të luftës në Ukrainë.
Në një postim në Twitter, Anonymous ka thënë se ka hakuar disa kanale përfshirë Russia 24, Channel One dhe Moscow 24, si dhe shërbimet ruse të transmetimit Wink e Ivi.
“Na mbani në mend kur fuqi të ndryshme kthejnë vëmendjen nga ne, pasi do të ndodhë. Ne mund ta ndryshojmë botën për të mirë. Kjo gjithmonë ka qenë ideja”, ka thënë Anonymous.
The hacking collective #Anonymous hacked into the Russian streaming services Wink and Ivi (like Netflix) and live TV channels Russia 24, Channel One, Moscow 24 to broadcast war footage from Ukraine [today] pic.twitter.com/hzqcXT1xRU
— Anonymous (@YourAnonNews) March 6, 2022