Tech

Activision Blizzard po blihet nga Microsofti për gati 70 miliardë dollarë

Microsoft ka vendosur të blejë Activisionin, prodhuesin e lojërave Call of Duty, World of Warcraft dhe Diablo.

Marrëveshja e blerjes zbulon se Activision Blizzard do të shitet për saktësisht për 68.7 miliardë dollarë.

Ky do të jetë përparimi më i madh i Microsoft në segmentin e lojërave kur bëhet fjalë për blerjet. Kompania bleu studion Bethesda (ZeniMax Media) për 7.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, dhe më parë Minecraft për 2.5 miliardë dollarë.

Microsoft planifikon të shtojë një numër të madh lojërash Activision në shërbimin e tij Xbox Game Pass pas përfundimit të marrëveshjes së blerjes.

Microsoft pritet së shpejti të bëhet pronar i ekskluziviteteve të njohura si Warcraft, Diablo, Overwatch, Call of Duty dhe Candy Crush.

Microsoft beson se blerja e Activision Blizzard do të përfundojë gjatë vitit fiskal 2023, duke qenë se Activision operon në një numër të madh tregjesh ku kërkohen miratimet e blerjeve.

Satya Nadella, shefi i Microsoft, beson se blerja e Activision Blizzard do të jetë kyç në zhvillimin e platformave metaverse të kompanisë.