Lojërat mobile po bëhen çdo ditë e më të famshme, nuk ka dyshim fare. Me telefonat që po bëhen të fuqishëm sa një kompjuter, zhvilluesit kanë shumë më shumë burime për të punuar.
Kemi parë shumë kompani të famshme të video-lojërave duke punuar në smartfonë, por dhe titujt e zhvilluara specifikisht për platformën mobile me grafikën më të mirë.
Vitin e kaluar, Razer pati goditur tregun e smarfonëve me telefonin e saj të parë të – Razer Phone, transmeton Koha.net. Tani, kompania Asus ka goditur tregun me paralajmërimin zyrtar të telefonit të saj të ri – ROG Phone. ROG (Republic of Gamers) Phone do të ofrojë harduerin më të fuqishëm që kemi parë deri më tani.

Dizajni dhe ekrani
Asus ROG Phone padyshim është një pajisje ‘gamer’. Vjen me një dizajn të veçantë pjesën e pasme nga xhami dhe trupin tërësisht nga metali. Po ashtu, ky telefon më i fuqishëm Android deri më tani, ka dy altoparlantë në pjesën e përparme që shpërndajnë zërin stereo, portin për kufje dhe për USB Type-C në pjesën e poshtme të tij.
Sa i përket ekranit, ROG Phone vjen me ekran AMOLED e raport prej 18:9.
Gjithashtu, Asus ROG Phone në pjesët anësore të kornizës ka dy butona të cilat shërbejnë për të luajtur loja, ngjashëm sikurse që i kanë edhe dorezat standarde. Po ashtu, Asus thotë se telefoni gjatë lojës mund të vibrojë njëjtë sikurse dorezat standarde.

Hardueri dhe avancimet
Në brendësi të ROG Phonet, gjendet procesori më i fundit i Qualcommit – Snapdragon 845, i cili është i kombinuar me 8 GB RAM memorie dhe 128 ose 512 GB memorie të brendshme.
Sa i përket kamerës, ROG Phone vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.
Asus ROG Phone do të punojë me baterinë me kapacitet prej 4,000 mAh.
Gjithashtu, për këtë telefon më të fuqishëm Android në dispozicion janë shumë aksesorë të cilat mund të rrisin përvojën tuaj më të mirë me këtë smartfon, shkruan Phone Arena. Njëri nga ta, është aksesori i quajtur AeroActive Cooler, i cili mund të lidhet me telefonin tuaj përmes portit që gjendet anash, përcjell Koha.net. Ky aksesor shërben për ftohjen e telefonit kur jeni duke luajtur ndonjë lojë më të rëndë, siç është Fortnite.

Aksesori tjetër, i quajtur Mobile Desktop Dock, shërben për të lidhur ROG Phonen me monitorin 4K, tastierën dhe miun – ngjashëm sikurse me Samsung DeX dhe produkte të ngjashme.

TwinView Dock, një tjetër aksesor që vjen me ekran të vetin. Vendosni ROG Phonen brenda në të dhe do të rrisni mundësinë që të përdorni dy ekrane gjatë video-lojërave. Po ashtu, këtë aksesor mund ta përdorni edhe për multi-funksione. TwinView Dock vjen me një bateri shtesë prej 6,000 mAh.

Dhe aksesori i fundit, WiDig Dock, mundëson që të shfaqni telefonin tuaj në televizorin e dhomës suaj përmes Wirelessit, duke ju dhënë një pamje më të madhe gjatë video-lojërave.

Çmimi dhe lansimi
Informacionet në lidhje me çmimin e Asus ROG Phone, ende nuk janë zbuluar por duke marrë parasysh specifikat e tij dhe historinë e produkteve të brendit ROG (Republik of Gamers), nuk mund të presim që të jetë i lirë, transmeton Koha.net. Sa i përket aksesorëve, duket se ato duhen të blihen ndaras, përveç AeroActive Cooler i cili mund të vijë së bashku me telefonin.
Sa i përket lansimit, ROG Phone pritet të arrijë në treg në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo i jep mjaft kohë Razerit që të mendojë për një Razer Phone 2.