Tech

Apple zmbrapset pas reklamës ku shkatërrohen instrumente

Apple

Apple ka kërkuar falje pas një reagimi të ashpër për një reklamë ku shfaqeshin objekte, përfshirë instrumente muzikore dhe libra, që shkatërroheshin. 

Apple ka thënë se reklama nuk e arriti qëllimin që pati. 

Videoja kishte për qëllim të demonstronte se si kreativiteti përfshihet në iPadin më të ri. 

Por, njerëz të famshëm si Hugh Grant dhe Justine Bateman reaguan ashpër për shkatërrimin që shfaqej aty. 

Apple ka thënë se qëllimi është që përdoruesit ta shprehin veten dhe t’i sjellin idetë në jetë përmes iPadit. 

Reklama synonte të tregonte se sa ishte kapaciteti i tabletit më të ri të Apple, si shikimi i programeve televizive, dëgjimi muzikës dhe lojërat, teksa thekson se pajisja është veçanërisht e hollë. 

VIDEO: