Kompania e teknologjisë, Microsoft, ka njoftuar se pas 27 vjetësh Internet Exploreri do të shuhet. I lansuar më 1995, shfletuesi i kërkimit erdhi si shtesë për Windows 95, shkruan The Telegraph.
Versionet që erdhën pas kësaj ishin të disponueshme falas ose si pako në shërbim. I njohur si shfletuesi i kërkimit OG, Internet Exploreri shënoi rekorde në vitin 2003 para se të niste rënien me hyrjen në treg të shfletuesve të rinj.
Megjithatë, që nga viti 2016, kompania nuk ka bërë ndonjë përditësim në Explorer. Nga nesër, Exploreri do të fillojë procedurën e shuarjes.
Internet Exploreri do të mbahet mend për mundimin dhe durimin që iu desh përdoruesve për të hapur një faqe interneti apo për të shkarkuar një skedar. Motori i kërkimit të shpejt u bë sinonim i ngadalësisë. Por Internet Exploreri ka luajtur një rol të madh asokohe.