Samsungu është kompania e fundit e teknologjisë e cila po u jep mundësinë konsumatorëve që t’i riparojnë pajisjet e tyre telefonike, për shkak të presionit nga ta, nga rregullatorët dhe madje edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden, që të lehtësohen masat në riparimin e produkteve.
Kompania njoftoi të enjten një program të ri që do t'i lejojë përdoruesit e disa prej pajisjeve të saj kryesore Galaxy të riparojnë produktet e tyre, duke u dhënë atyre dhe kompanive të palëve të treta akses në pjesë origjinale, mjete riparimi dhe udhëzues vizual hap pas hapi, raporton CNN.
Më parë, përdoruesit e Samsung (SSNLF) duhej të mbështeteshin në shërbimin e riparimit të brendshëm të kompanisë për të rregulluar pajisjet.
Programi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm duke filluar nga kjo verë për përdoruesit e produkteve të familjes Galaxy S20 dhe S21, dhe Galaxy Tab S7+, por jo për pronarët e linjës së tij S22.
Kompania ka thënë se po bashkëpunon me iFixit, një komunitet riparimi në internet që ka punuar me Motorola në një program të ngjashëm vetë-riparimi.