Meta Platformë do të lejojnë përdoruesit e Facebookut dhe Instagramit në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë në kontekstin e pushtimit të Ukrainës.
Disa emaile të brendshëm të parë nga Reuters të enjten, tregojnë një ndryshim të përkohshëm në politikën e kësaj kompanie sa i përket gjuhës së urrejtjes.
Kjo kompani njëkohësisht ka vendosur të lejojë përkohësisht edhe disa postime që bëjnë thirrje për vdekjen e presidentit rus, Vladimir Putin, apo të atij bjellorus, Alexander Lukashenko, në vende si Rusia, Ukraina dhe Polonia.
Këto thirrje për vdekjen e liderëve do të lejohen nëse nuk përmbajnë objektiva të tjerë ose nuk kanë dy tregues besueshmërie, si vendndodhja ose metoda, raportohet të thuhet në email.
Më tej raportohet se ndryshimet e përkohshme të politikës për thirrjet për dhunë ndaj ushtarëve rusë zbatohen për Armeninë, Azerbajxhanin, Estoninë, Gjeorgjinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.